Home
Register
Login
Fade
Fade
Fade
Fade
Fade
Historiku i arsimit ne zone

DSC08870

Gjeneza e arsimit te mesem ne zonen e Gostimes, i ka fillesat qe ne vitet 1969 .Shkolla e pare e bashkuar ( e mesme ), eshte hapur ne fshatin Shtermen, e me pas eshte zhvendosur ne fshatin Shtepanje ne ciklin pa shkeputje nga puna. Ne vitin 1981 kjo shkolle u trnasferua ne fshatin Gostime, duke formuar shkollen e bashkuar Gostime.Godina e gjimnazit Gostime pozicionohet ne lindje te fshatit Gostime, ne rrugen nacionale Elbasan - Gramsh.Ne kushte te tilla kjo shkolle ekzistoi deri ne vitin 1991. Po ne kete vit u ndertua godina e re per shkollen e mesme. Kjo shkolle vazhdoi procesin e saj mesimor-edukativ, ne specialitetin "Agronomi" me dhe/pa shkeputje nga puna. Me ndryshimet e medha qe sollen proçeset demokratike, kjo shkolle ne vitin 1994 u transformua ne shkolle te mesme te pergjithshme rajonale e me pas ne gjimnazin rajonal  "Miranda Baku", per Komunen Gostime deri ne vitin shkollor 2014-2015.Shkolla eshte rikonstruktuar  dy here pergjate tre dekadave te fundit, perkatesisht ne vitin 2001(pjeserisht) dhe ne vitin 2013 ku u perfshi ne nje rikonstruksion te plote dhe te thelle.

Si pasoje e reformes territoriale qe hyri ne zbatim ne 1 korrik te 2015, gjimnazi "Miranda Baku" ben pjese ne Njesine Administrative Gostime te Bashkise Cerrik.

 
LIGJE, UDHËZIME DHE PROGRAME ORIENTUESE TË MSH 2017

UDHËZIM NR.26 DATË 29.12.2016 "PËR ORGANIZIMIN DHE ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË M.SH 2017"
Rregullore e Matures Shteterore 2017

Programet orientuese për Maturën Shtetërore 2017

Formulari A1_A1z Udhezuesi.

Udhezuesi teknik i aplikimit te formularit A1 dhe A1Z


 

 

 
VIZIONI I SHKOLLES

 

Shkolla jone te gjithe veprimtarine e saj mesimore dhe edukative, e perqendron tek nxenesi dhe ne arritjet qe deshirojne te kene ne perfundim te ciklit te shkollimit .Eshte e natyrshme qe e tere veprimtaria qe kryhet ne shkolle me tere kompleksitetin, shumedimensionalen dhe larmishmerine, orientohet drejt formimit dhe zhvillimit te nxenesve per te fituar njohuri dhe qendrime për rritjen personale dhe profesionale, duke përdorur burime të shumta dhe teknologjitë e ndryshme te informmimit dhe demostrimit. Besimi yne ne arsimimin e te gjithe nxenesve ne shkollen tone, eshte qe ne perfundim te shkolles, te kemi nxenes me aftesi te mireformuara sociale dhe nderpersonale, per te qene të përgatitur për të përmbushur sfidat e jetës dhe për t'i shërbyer të tjerëve.

Cilesite e mesiperme, drejtoria e shkolles bashke me stafin e mesuesve, i shpreh dhe i zhvillon permes bashkepunimit te drejtperdrejte dhe jo formal me nxenesit duke praktikuar metodologji ndervepruese, kreative dhe demostruese. Ne kete proçes drejtoria e shkolles, tregon kujdes se bashku me mesuesit, ne mireplanifikimin edhe zbatueshmerine e synimeve dhe objektivave mbeshtetes, gjithmone duke iu referuar kontigjentit real te nxenesve qe shkolla thith, me te gjitha cilesite dhe problematikat qe e karakterizon.Ne kete kontekst, ne e imagjinojme shkollen si nje vend ku mbizoteron klima pozitive e sigurt, per te formuar dhe zhvilluar nxenes me aftesi te larta ne raport me standartet e kurikules qe zhvillohet dhe qe ndiqet efektivisht nga drejtoria e shkolles se bashku me te gjithe mesuesit, permes monitorimit dhe vleresimit te vazhdueshem ne raport me kohen.

small